Një kondom i rrallë nga shekulli XIX, i zbukuruar me një gravurë erotike ku shfaqet një murgeshë dhe tre klerikë, është vendosur në ekspozitë në Rijksmuseum të Amsterdamit, në Holandë. I prodhuar rreth vitit 1830 dhe i bërë nga apendiciti i një deleje, ky objekt konsiderohet një suvenir luksoz nga një shtëpi publike e kohës, sipas deklaratës së muzeut.
Sipas kuratores së gravurave, Joyce Zelen, në atë periudhë kondomët shiteshin në mënyrë të fshehtë, shkruna A2 CNN. Ky ekzemplar është i papërdorur, siç tregon testimi me rreze ultravjollcë.
Gjatësia prej 20 centimetrash dhe dekorimi i veçantë sugjerojnë se ky kondom ka pasur më shumë funksion humoristik dhe simbolik sesa mbrojtës. Gravura erotike përshkruan murgeshën të ulur me këmbët hapur dhe tre klerikë që zbulojnë organet gjenitale, ndërsa nënshkrimi në frëngjisht "Voilà mon choix" ("Ja zgjedhja ime") parodizon beqarinë.
Zelen shpjegon se gravura është realizuar duke shtypur një pllakë bakri të ngjyrosur mbi apendicitin e sheshuar të deles. Edhe pse ky lloj kondomi nuk ka qenë e destinuar për përdorim real, kondomët e përdorur për mbrojtje në atë kohë bëheshin nga të njëjtat materiale, megjithëse ofronin mbrojtje minimale kundër shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi.
Rijksmuseum e bleu këtë objekt në një ankand gjashtë muaj më parë. Ky është kondomi i parë i printuar që bëhet pjesë e koleksionit të muzeut. Ai do të ekspozohet në Sallën e Gravurave deri në fund të nëntorit, si pjesë e ekspozitës mbi prostitucionin dhe seksualitetin në shekullin XIX. (A2 Televizion)