
Singapore Airlines ofron udhëtimin më të gjatë në botë, një fluturim prej 15.348 kilometrash që lidh Azinë me Amerikën, nga Singapori drejt aeroportit JFK në Nju Jork. Udhëtimi zgjat rreth 20 orë dhe realizohet vetëm me dy klasa shërbimi: Business Class dhe Premium Economy, me 67 dhe 94 ulëse përkatësisht. Nuk ka vende në klasën ekonomike, pasi kompania synon t’u ofrojë pasagjerëve rehati maksimale gjatë një rruge kaq të gjatë.
Çmimet janë po aq të larta sa niveli i luksit: një biletë kushton rreth 11 mijë euro, por përfshin dy valixhe mbi 32 kilogramë secila dhe shërbime ekskluzive gjatë fluturimit. Avioni është ndërtuar me strukturë të përforcuar me fibra karboni, çka përmirëson cilësinë e ajrit dhe ul ndjeshëm lodhjen nga diferenca kohore, shkruan A2 CNN.
Kabina ka tavane më të larta, dritare më të mëdha dhe ndriçim inteligjent, të krijuar posaçërisht për të lehtësuar përshtatjen me orarin e ri. Sipas drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Goh Choon Phong, kjo është “mënyra më e shpejtë dhe më komode për të udhëtuar midis Nju Jorkut dhe Singaporit”. (A2 Televizion)
