Mbolli kanabis në godinën e kompanisë ku punonte, i hedh edhe në gjyq!

Nga A2 CNN
16 Prill 2025, 09:06 | Lifestyle

Mbolli kanabis në godinën e kompanisë ku punonte, i hedh edhe

Ajo që nisi si një punë rutinë mirëmbajtjeje në ambientet e një kompanie bujqësore në rajonin e Murcias në Spanjë, përfundoi me zbulimin e një rasti të pazakontë: një plantacion marijuane i ngritur brenda një banese në pronësi të vetë kompanisë, i përdorur nga një prej punonjësve të saj.

Ngjarja daton në verën e vitit 2020, kur gjatë disa punimeve në zyrat e kompanisë, punëtorët vërejtën një kompresor ajri jashtëzakonisht të madh në një prej shtëpive ngjitur me godinën, e cila ishte në pronësi të kompanisë dhe e banuar nga një punonjës. Përveç pajisjes, nga shtëpia vinte një aromë e fortë kanabisi.

Pas hetimeve të brendshme, u zbuluan fatura energjie me konsum të lartë, dhe punonjësi, i përballur me provat, e pranoi se kishte kultivuar marijuanë në banesë. Kompania vendosi të mos e denoncojë, por i ofroi një marrëveshje: largim nga puna me status “pushim i padrejtë” dhe një dëmshpërblim prej 3.000 euro. Punonjësi e pranoi ofertën në atë kohë.

Megjithatë, më vonë ai e paditi kompaninë, duke pretenduar se ishte kërcënuar për të firmosur marrëveshjen, me frikën e një kallëzimi penal. Gjykata e shkallës së parë hodhi poshtë pretendimin, duke theksuar se ai kishte nënshkruar në mënyrë të lirë dhe pa presion.

Së fundmi, edhe Gjykata e Lartë e Murcias ka konfirmuar ligjshmërinë e pushimit nga puna. Sipas saj, paralajmërimi për pasoja ligjore nuk përbën kërcënim apo shtrëngim, por një informim i ligjshëm. Po ashtu, gjykata vlerësoi se nuk kishte asnjë shkelje të të drejtave të punonjësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos