“Mos pini ujë gjatë ushqimit”, dietologia tregon arsyen

Nga A2 CNN
7 Maj 2026, 12:24 | Lifestyle

Dietologia Anila Kalleshi shpjegoi se nuk duhet konsumuar ujë gjatë ngrënies.

“Uji është shumë i mirë të konsumohet gjysmë ore ose një orë përpara ushqimit dhe një orë ose gjysmë ore pas ushqimit. Përzierja e ushqimit me ujë nuk është e shëndetshme. Ti ha atë volum ushqimi që është caktuar për ty dhe ushqimi nuk ka nevojë për atë shtesën ekstra, duhet ti ta ndihmosh vetë organizmin”, tha dietologia, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

Sa i përket personave që konsumojnë ujë para vaktit në mënyrë që të mos hanë shumë, Kalleshi e hodhi poshtë këtë teori.

“Stomaku është si një tullumbace që mund ta frysh sa të duash. Kështu që, ka vend edhe për ujin, ka vend edhe për ushqimin. Ti thjesht i ke dhënë një hapësirë më të madhe dhe është bërë një çorap që edhe tretja është pak më e vështirë të bëhet. Shikojeni se çfarë ndodh me makaronat kur lihen në ujë shumë. Ato fryhen e fryhen dhe dalin jashtë, pastaj bëhen të pakonsumueshme”, u shpreh Kalleshi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos