Pavaroti i zhytur në akull, zemërohet e veja e tij, kryebashkiaku kërkon falje

Nga Rosalba Bejdo
2 Dhjetor 2025, 15:10 | Lifestyle

Pavaroti i zhytur në akull, zemërohet e veja e tij, kryebashkiaku

Kryebashkiaku i qytezës së Pesaro në Itali i ka kërkuar falje familjes së Luciano Pavaroit, pasi vendosi një statujë të tenorit të famshëm brenda një piste akulli për Krishtlindje, shkruan A2 CNN.

E veja e këngëtarit, Nicoletta Mantovani, tha për mediat lokale se ishte "e zemëruar dhe e mërzitur" me atë që e quajti tallje ndaj bashkëshortit të saj të ndjerë. Pista e përkohshme e akullit u ndërtua në qendër të sheshit të qytetit, duke e lënë statujën e Pavarotit të zhytur deri në gjunjë në akull dhe të rrethuar nga xham plastik.

Në përgjigje, kryebashkiaku Andrea Biancani tha se nuk kishte ndërmend të ofendonte askënd dhe pranoi se këshilli i tij kishte "bërë një gabim". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos