“Ku ka si ti o Shqipëria ime”, flet pianisti që interpretoi në zemër të Mynihut

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 10:20 | Lifestyle

Pianisti Azem Aziri, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” në A2CNN, tregoi emocionet e interpretimit të këngës “Ku ka si ti o Shqipëria ime”, në Mynih.

“Nga ky vit kam filluar të bëj këto video, për ngjarje të rëndësishme si në Kosovë, edhe në Shqipëri. Kam menduar që në këtë mënyrë ta uroj festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Isha një ditë në qytetin e Mynihut dhe përzgjodha këtë këngën e bukur shqipe, në atë mënyrë desha ta uroj 28 Nëntorin”, shpjegoi Aziri.

“Ka shumë pianista që luajnë nëpër qytete të ndryshme. Edhe unë me disa kam kontakt dhe bisedojmë në cilat vende janë. Edhe në ato ditë unë e shkoj dhe e vizitoj atë vend dhe për disa minuta luaj edhe muzikë shqip. Ka qenë piano e një pianisi tjetër, unë vetëm e kam shfrytëzuar. Në disa raste të tjera kam marrë pianon time me vete. Atë ditë ka pasur shumë turistë, por ka pasur edhe shqiptarë. Është një emocion i veçantë, sidomos në një vend të huaj në Europë. Ka shumë komente të mira dhe mesazhe të mira më shkruajnë shumë. Është emocion i veçantë”, shtoi Aziri.

Sipas tij, ai nuk po e bën për para këtë gjë.

“Këtë punë nuk e bëj për para, vetëm e kam pasion. Edhe kështu do të vazhdoj, do të bëj video. E nuk është që fitoj unë para nga kjo punë, por vetëm më pëlqen”, tha pianisti.

Në fund, pianisti tregoi edhe planet për të ardhmen.

“Tani është pavarësia e Kosovës dhe ka ngjarje të rëndësishme këtu në Zvicër, Austri... Në këto vende mendoj që do të sjell video. Kam shumë ide. Sigurisht, me muzikë shqip, me këngë patriotike, këngë që kanë vlerë edhe nëpër ngjarje të ndryshme”, u shpreh Aziri.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos