Shprehja “Qeni është miku më i mirë i njeriut” është e njohur për të gjithë, por zgjedhja e një race qeni si kafshë shtëpiake kërkon kujdes të veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për sjelljen dhe prirjen për të kafshuar.
Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarë amerikanë dhe publikuar në portalin Scotsman, ka nxjerrë në pah racat e qenve që kanë më shumë gjasa të kafshojnë. Në mënyrë surprizuese, në krye të listës ndodhet Jack Russell Terrier, një racë e vogël, por me temperament të fortë, që shumë kohë më parë është përdorur për të gjuajtur brejtësit, shkruan A2 CNN.
Në vendin e dytë ndodhet Border Collie, një racë e rritur për të ruajtur bagëtinë, ndërsa në të tretin është Pastori Gjerman, i njohur për rolin e tij në forcat e rendit dhe hetimet policore.
Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Perro Salchicha, Husky Siberian, Pekinez, Chow-Chow, Chihuahua, Rottweiler dhe Cocker Spaniel. Ndërsa Akita Inu dhe Pitbull Terrier, dy raca të konsideruara si potencialisht të rrezikshme renditen më poshtë.
Ky studim thekson rëndësinë e edukimit dhe trajnimit të çdo qeni, pavarësisht racës, për të shmangur incidentet dhe për të ndërtuar një marrëdhënie të sigurt me njerëzit. (A2 Televizion)