“Artist i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndahet nga jeta mjeshtri i baletit rus, Yuri Grigorovich

Nga A2 CNN
20 Maj 2025, 10:10 | Showbiz

“Artist i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”,

Koreografi i shquar rus, Yuri Grigorovich, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. I cilësuar si një nga koreografët më të mëdhenj të shekullit XX, Grigorovich drejtoi Baletin e Bolshoit nga viti 1964 deri në 1995, periudhë gjatë së cilës ai e udhëhoqi trupën me një stil të rreptë dhe autoritar.

Ndër veprat më të njohura të tij janë Lulja e Gurit, Ivani i Tmerrshëm dhe Romeo e Zhulieta, që e ndryshuan rrënjësisht baletin sovjetik. Ai u vlerësua për ringjalljen e rolit të burrave në balet, duke krijuar pjesë që kërkonin forcë fizike të jashtëzakonshme dhe shprehje artistike të thellë.

Lindur në vitin 1927, vetëm një dekadë pas Revolucionit Bolshevik, Grigorovich u rrit në traditat e baletit klasik. Xhaxhai i tij, Georgy Rozai, kishte studiuar me legjendën Vaslav Nijinsky. Vetë Grigorovich filloi si solist në Baletin Kirov në Leningrad, përpara se të përqendrohej në koreografi.

“Artist i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”,

Largimi i tij nga Bolshoi në vitin 1995, mes mosmarrëveshjeve për kontratat e valltarëve, çoi në grevën e parë në historinë 200-vjeçare të teatrit. Një balerin doli në skenë për të njoftuar publikun se shfaqja ishte anuluar, duke bërë që në teatër të pllakoste heshtja.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Grigorovich themeloi një trupë të re baleti në Krasnodar, por u rikthye në Bolshoi në vitin 2008 si mjeshtër koreograf.

Ai është nderuar me titujt më të lartë sovjetikë dhe rusë, përfshirë “Artisti i Popullit i BRSS” dhe “Hero i Punës Socialiste”. Bashkëshortja e tij, balerina e njohur Natalia Bessmertnova, ndërroi jetë në vitin 2008.

Grigorovich u nda nga jeta në të njëjtën ditë me një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, balerinin Yuri Vladimirov, në moshën 83-vjeçare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos