
Lewis Hamilton bëri bujë në fundjavën e Çmimit të Madh të Las Vegasit, duke dhuruar një prej momenteve më spektakolare të eventit, teksa mori në një xhiro të shpejtë në pistë superyllin e muzikës Beyoncé. Gara në “Sin City” u shndërrua në një paradë yjesh, me shumë personazhe të njohur të pranishëm para fillimit të garës së shumëpritur.
Beyoncé dhe bashkëshorti i saj, Jay-Z, treguan gjithë stilin e tyre në pistë, me këngëtaren 44-vjeçare që u shfaq me një kostum të zi lëkure. Pasi u përshëndetën me Hamiltonin, shtatë herë kampion bote, ai vendosi ta ftonte për një eksperiencë të paharrueshme: një xhiro në shpejtësi deri në 300 km/h.
Atmosfera në Las Vegas pati edhe protagoniste të tjera. Shumë nga WAGs (të dashurat dhe bashkëshortet e pilotëve) shkëlqyen në paraqitjet e tyre. Charles Leclerc mbërriti me të fejuarën e tij të sapo shpallur, Alexandra Saint Mleux, ndërsa Rebecca Donaldson, e dashura e pilotit të Williams, Carlos Sainz, u pa krah saj në bokse. Modelja Brooks Nader tërhoqi gjithashtu vëmendje me një veshje sportive me xhaketë garash dhe një top elegant.

Ndër të pranishmit ishin edhe figura politike të njohura në SHBA, përfshirë Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe drejtorin e FBI-së, Kash Patel, të cilët u panë madje të pozonin në një Cadillac rozë të ndërtuar me Lego.
Sa i përket garës, Lando Norris mori “pole position” pas provave me shi, ndërsa fitues doli Max Verstappen, i ndjekur nga Norris dhe George Russell. Hamilton, në një sezon të vështirë, u rendit në vendin e 10. (A2 Televizion)
