Dua Lipa ndjek “Superklasikon” e famshme argjentinase në “La Bombonera”

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 09:11 | Showbiz

Dua Lipa ndjek “Superklasikon” e famshme argjentinase në

Pas dy netëve spektakolare me koncerte të shitura plotësisht në stadiumin “Monumental” të River Plate, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, i befasoi fansat argjentinas me një paraqitje të papritur në derbin legjendar Boca Juniors – River Plate, i njohur ndryshe si Superklasiko.

Ylli botëror i pop-it mbërriti në stadiumin “La Bombonera” e veshur me fanellën e re të kombëtares së Argjentinës, e shoqëruar nga pjesëtar të familjes që mbanin të njëjtën veshje. Ajo u ul në një nga lozhat VIP vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes, ndërsa atmosfera në stadium u ndez nga këngët, daullet dhe brohoritjet e pafund të tifozëve të Boca Juniors.

Kamerat e kapën Duan duke buzëqeshur, kërcyer dhe regjistruar momentet emocionuese teksa shijonte nga afër pasionin e argjentinasve për futbollin. Prania e saj në “La Bombonera” u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, ku tifozët e Boca-s e përshëndetën si një “mikeshë të re të klubit”.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte takimi me legjendën e Boca Juniors dhe presidentin aktual të klubit, Juan Román Riquelme, i cili e përshëndeti personalisht dhe i dhuroi dy fanella me numrin e tij të famshëm 10 dhe emrin “Román”.

Spektakli në fushë ndërkohë ishte i garantuar, me Boca Juniors që mposhti River Plate me rezultatin 2–0, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të paharrueshme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos