All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dy muaj nga vdekja e mikut të saj, flet Jennifer Aniston: Ishte i lumtur, shkëmbyem mesazhe atë ditë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 17:48 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Kanë kaluar gati dy muaj nga vdekja e aktorit të "Friends", Matthew Perry. Dhe, tashmë ka folur për herë të parë edhe mikja e tij, Jennifer Aniston.

Teksa fliste për revistën Variety, “Rachel”, tregoi se mëngjesin e asaj dite kur ai ndërroi jetë kishin shkëmbyer mesazhe bashkë.

All - Paragraf - 3

"Ai ishte i lumtur. Ishte i shëndetshëm. E kishte lënë duhanin...Ishte i lumtur dhe kjo është e vetmja gjë që unë di,” tha Aniston mes emocionesh. 

Dy muaj nga vdekja e mikut të saj, flet Jennifer Aniston: Ishte i lumtur,

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se shpreson që bota ta kujtojë ashtu siç ai do të kishte dashur, një njeri që jetoi mirë dhe ndihmoi të tjerët.

All - Paragraf - 6

“Dua që njerëzit të dinë se ai ishte vërtet i shëndetshëm dhe po përpiqej të ishte i shëndetshëm. Ai po përpiqej aq shumë. Më mungon shumë. Të gjithëve na mungon. Na bënte që të qeshnim me lot.”

Kujtojmë se Perry u nda nga jeta më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare. Ai është më i njohur për rolin e tij si Chandler Bing në 236 episode të "Friends" së bashku me Aniston dhe Courteney Cox, Lisa Kudroë, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos