Nuk ndalen akuzat në Puff Diddy, një tjetër grua ngre padi për përdhunim

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 08:20 | Showbiz

Nuk ndalen akuzat në Puff Diddy, një tjetër grua ngre padi

Sean "Diddy" Combs thotë mjaft është mjaft, teksa një padi e re, e katërta në radhë, është regjistruar ndaj tij në fillim të këtij muaji.

Një tjetër grua, Harve Pierre, e ka akuzuar këngëtarin dhe një person tjetër, se e kanë përdhunuar në vitin 2003, kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe. Puff Diddy ka reaguar me mërzi në rrjetet sociale, duke mohuar çdo akuzë e duke shprehur lodhje nga këto sulme.

“Mjaft është mjaft, javët e fundit kam qëndruar në heshtje dhe kam parë njerëz qe kanë tentuar të godasin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin dhe trashëgiminë time. Jam i lodhur nga këto akuza dhe kam vendosur të reagoj. Më lejoni të jem i qartë: Nuk kam bërë asgjë nga ato për të cilat akuzohem. Do luftoj për emrin tim, familjen time dhe të vërtetën time”, përfundon këngëtari reagimin e tij.

54-vjeçari është sot një nga producentët më me influencë dhe performuesit më të suksesshëm të muzikës hip hop, sikurse edhe një sipërmarrës i suksesshëm.

Sipas revistës prestigjioze Forbes, Puff Diddy është një nga muzikantët më të pasur në botë, me fitime deri në 130 milionë dollarë në vit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos