Një sirenë deti si Dua Lipa, këngëtarja publikon foto nga seti fotografik i “Barbie”

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2023, 11:11 | Showbiz

Dua Lipa ka bërë një postim, me rastin e nominimit për “Golden Globe”, për këngën e saj “Dance the Night” në filmin “Barbie”.

Këngëtarja performoi një nga këngët për filmin e shumëpërfolur të Greta Gerwig, me Margot Robbie dhe Ryan Gosling. Filmi për kukullën e famshme të Mattel arriti të marrë gjithsej nëntë nominime për çmimet Golden Globe këtë vit.

E kënaqur me rezultatin, Dua Lipa ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, ku publikoi disa foto nga prapaskenat e sesionit fotografik që bëri për filmin, e maskuar si një sirenë.

Ajo komentoi: “Uau, u zgjova e nominuar për Golden Globe!!! Kjo Barbi është shumë mirënjohëse! Shumë e lumtur që ndaj këtë moment me partnerët e mi për këngën tonë “Dance The Night”. Shume dashuri per Greten, Noah, Margot dhe Ryan per nominimet e tyre te merituara!!! Le të shkojmë Barbie!!! ???? ???????? ♀️???? ???????? ♀️???? ???????? ♀️????”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos