
Këngëtari Chris Rea, i njohur për hitet e tij, përfshirë “Driving Home for Christmas” , ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare.
"Ai ndërroi jetë në paqe në spital më herët sot pas një sëmundjeje të shkurtër, i rrethuar nga familja e tij", thuhet në një deklaratë nga gruaja dhe dy fëmijët e tij.
Përveç hitit të tij shumë të dashur festiv, Rea pati sukses në fund të viteve 1970 dhe 1980 me këngët “Fool (If You Think It's Over), “Let's Dance” dhe “The Road To Hell”.
Këngëtari u diagnostikua me kancer në pankreas në moshën 33 vjeçare dhe iu hoq pankreasi në vitin 2001, ndërsa në vitin 2016 pësoi një goditje në tru.
Rea lindi në Middlesbrough nga një baba italian dhe një nënë irlandeze.
Publikimi i albumit “Driving Home for Christmas” ishte vendim i shtëpisë së tij diskografike: “Bëra gjithçka që munda që ata të mos e publikonin atë album”, tha ai më vonë. “Fatmirësisht e bënë.”
Karriera e Reas u shënua nga një sërë këngësh të paharrueshme që lidhën dëgjuesit anembanë botës. Ai publikoi 25 albume studio gjatë më shumë se 50 viteve, duke shitur mbi 40 milionë disqe. (A2 Televizion)