
Beyoncé ka marrë vlerësime të shumta nga fansat për paraqitjen e saj mahnitëse në Çmimin e Madh të Las Vegas këtë fundjavë, ku u shfaq me një kostum të zi lëkure me dekolte të theksuar dhe me logon e Ferrari-t. Këngëtarja 44-vjeçare ishte një nga të ftuarat më të spikatur në garë, krahas aktores së filmit “Wicked”, Cynthia Erivo, duke tërhequr vëmendjen me elegancën dhe prezencën e saj të fuqishme.
Veshja e saj, e kombinuar me një pallto të gjatë, taka të larta, kapele të zezë, syze dhe një çantë me kuadrate, vuri në pah linjat dhe format e këngëtares, duke e kthyer atë në një nga figurat më të fotografuara të eventit. Menjëherë pas paraqitjes, rrjetet sociale shpërthyen me komente pozitive, sidomos në Reddit, ku shumë përdorues e vlerësuan faktin që Beyoncé “nuk po i nënshtrohet trendeve të Hollywood me Ozempic”, duke iu referuar valës së dietave të famshme të injeksioneve për humbje peshe, përcjell A2 CNN. Shumë të tjerë e lavdëruan për natyrshmërinë, vetëbesimin dhe representimin e formave reale të trupit, duke e quajtur një frymëzim pozitiv në industrinë e argëtimit.
Beyoncé ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Jay-Z, i cili zgjodhi një look totalisht të zi dhe minimalist. Çifti bëri edhe një hyrje të bujshme në pistë, ku këngëtarja u shfaq më herët me një kostum lëkure sportiv, i ngjashëm me veshjet e pilotëve.
Gjatë eventit, ata u panë duke biseduar dhe pozua me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, i cili më pas e shëtiti Beyoncé-n me makinë në pistë, duke arritur shpejtësi deri në 300 km/h, një moment që tërhoqi vëmendjen e kamerave dhe fansave. (A2 Televizion)
