Përkeqësohet shëndeti i Bruce Willis, mediat: Nuk mund të flasë më, të lexojë apo të ecë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 21:25 | Showbiz

Përkeqësohet shëndeti i Bruce Willis, mediat: Nuk mund të

Mediat amerikane zbuluan se shëndeti i Bruce Willis po përkeqësohet. Sipas disa raportimeve të mediave, ylli i Hollivudit "nuk mund të flasë, të lexojë ose të ecë më". Megjithatë, familja e tij nuk ka dhënë asnjë konfirmim, vetëm disa postime në mediat sociale lënë të kuptohet se ai nuk mund të flasë më.

Nuk ka konfirmim zyrtar nga familja e tij se shëndeti i Willis po përkeqësohet më tej, por dy postime në llogarinë zyrtare të aktorit në Instagram javën e fundit; një foto të tij me vajzën e tij të shoqëruar me mbishkrimin: "Ajo nuk ka nevojë për fjalë, ndihet e sigurt dhe e dashur." Dhe një me gruan e tij, Emma, duke i përkëdhelur fytyrën: "Dashuria nuk ka nevojë për fjalë. Ndonjëherë një prekje e thjeshtë i thotë të gjitha."

Në prill të vitit 2025, familja e Willis i përditësoi fansat mbi shëndetin e tij, duke përsëritur se megjithëse "sëmundja po përparon", gjendja e tij është e qëndrueshme. Familja theksoi mbështetjen e tyre të vazhdueshme për aktorin dhe forcën e familjes së tyre të bashkuar gjatë kësaj kohe të vështirë.

Aktori mbushi 70 vjeç në mars dhe jeton me një formë të avancuar të demencës frontotemporale që nga viti 2022.

Demenca frontotemporale prek zonat e trurit që lidhen me sjelljen, personalitetin dhe gjuhën. Ajo ndryshon nga sëmundja e Alzheimerit dhe shpesh shfaqet në një moshë më të re. Rasti i Willis ka rritur ndërgjegjësimin për këtë gjendje të rrallë dhe sfiduese.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos