Skandali në familjen Beckham, djali i madh akuzon prindërit: Deshën të më ndanin nga gruaja

Nga Rosalba Bejdo
20 Janar 2026, 14:55 | Showbiz

Brooklyn Beckham vendos të thyejë heshtjen mbi sherrin me prindërit e tij, Victoria dhe David Beckham, prej disa kohësh në qendër të spekulimeve të shtypit rozë në Britani.

Në komentet e para publike, djali më i madh i çiftit të famshëm tha se nuk dëshiron të pajtohet me familjen e tij. Në disa postime në Instagram, 26-vjeçari akuzoi prindërit se e kishin sulmuar atë dhe bashkëshorten e tij në shtyp, duke pretenduar se për një kohë të gjatë ishin përpjekur të shkatërronin lidhjen e tij me modelen Nicola Peltz Beckham.

Brooklyn thotë se ishte përpjekur ta mbante situatën private, por se prindërit nuk i kishin lënë zgjidhje tjetër, përveçse të thoshte të vërtetën e tij. Ai akuzoi të ëmën, Victoria, se kishte shkaktuar një krizë të madhe për gruan e tij gjatë dasmës, duke refuzuar në momentin e fundit të dizajnonte për të fustanin e nusërisë. Një prej deklaratave më të forta është ajo se imazhi i kuruar që prindërit dhe familja e tij projektojnë në publik dhe në rrjetet sociale është i pavërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos