Argjentina shënon bilancin më të lartë të viktimave nga koronavirusi në një ditë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 08:07 | Bota
Argjentina shënon bilancin më të lartë të viktimave nga

Vijon të bëhet edhe më tragjike situata nga pandemia e koronavirusit në Argjentinë.

Në 24 orët e fundit autoritetet raportuan 429 viktima të tjera nga koronavirusi, bilanc ky më i larti që nga nisja e pandemisë në vendin e Amerikës së Jugut.

Deri në këto moment Covid-19 iu ka marrë jetën 13 482 personave në Argjentinë. Ministri i Shëndetësisë bëri me dije se numri i të infektuarve në vend ka arritur në mbi 640 mijë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos