Vranë gra dhe fëmijë, 10 vite burg për ushtarët kamerunas

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 22:06 | Bota
Vranë gra dhe fëmijë, 10 vite burg për ushtarët

Katër ushtarë kamerunas janë dënuar me 10 vite burg për vrasjen e dy grave dhe dy fëmijëve në vitin 2015.

Vrasjet janë xhiruar dhe videoja e ekzekutimit që tregonte viktimat me kapuç në kokë nisi të qarkullonte në vitin 2018.

Qeveria e Kamerunit fillimisht tha se bëhej fjalë për “fake news”, por më vonë arrestoi 7 ushtarë. Një hetim i BBC Africa Eye tregoi se ekzekutimet ishin bërë në një fshat shumë në veri të shtetit afrikan.

Në klip, ushtarët akuzojnë gratë për përfshirje me Boko Haramin, grupin militant islamik. Mes viktimave ishte edhe një bebe të cilin nëna e mbante të lidhur në kurriz.

Vetëm dy prej ushtarëve që dolën para gjyqit u liruan nga akuzat, ndërsa një tjetër u dënua me dy vite burg sepse xhiroi dhe shpërndau videon e ekzekutimit. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=RR-WVxycXf8

A2 CNN Livestream

Latest Videos