Përhapja e koronavirusit, CDC: Nuk realizohet përmes ajrit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 07:54 | Bota
Përhapja e koronavirusit, CDC: Nuk realizohet përmes ajrit

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht.

Aktualisht, udhëzimet e agjencisë thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes spërklave që dalin nga goja për shkak të frymëmarrjes, të cilat mund të bien në gojën ose hundën e atyre që rrinë pranë.

Deklarata vjen pasi Donald Trump nuk ra dakord me drejtorin e saj në lidhje me rolin që kanë maskat në mbrojtjen nga virusi që u pasua nga një sërë artikujsh në revista ku pohohej se udhëzimet në lidhje me testimet mbi koronavirusin të postuara muajin e kaluar në faqen e internetit të CDC-së, nuk ishin shkruar nga shkencëtarët e agjencisë dhe ishin postuar pavarësisht kundërshtimit të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos