
Një ari i uritur është filmuar duke dalë nga një makinë, pasi e kishte shkatërruar plotësisht. Sipas zyrës së Sherifit të qytezës Kolfaks, në Kaliforni, ariu duhet të ketë ndjerë erën e ndonjë ushqimi brenda në makinë dhe duke kërkuar shkatërroi mjetin.
Por për të nxjerrë ariun nga aty, edhe efektivët thyen një xham, në mënyrë që ariu të dilte. Ajo që mbetet e çuditshme është sesi arriti ariu të futej brenda makinës. (A2 Televizion)