Momenti dramatik i arrestimit të një trafikanti droge në Londër janë publikuar nga Policia britanike.
Marian Dinca, 26 vjeç, u arrestua më 17 prill dhe në makinë iu gjetën më pak se 1 kg kokainë dhe 90 mijë paund brenda një çante frigoriferike. Ai po ecte me makinën e tij Fiat 500, por pa e ditur që po ndiqej nga policia me makina civile.
Në momentin kur mjetet ndalojnë për shkak të trafikut, policët dalin befas dhe mësyjnë drejt tij, duke e nxjerrë nga makina. Atij iu gjet edhe një telefon celular, në të cilin gjatë kohës që ishte në duart e hetuesve erdhën disa mesazhe që e lidhnin me një rrjet trafikimi të lëndëve narkotike.
Të premten e kaluar, ai u dënua me më shumë se katër vite burg. Gjatë seancës gjyqësore u mësua se ai kishte mbërritur në Britani dy vite më parë, “në kërkim të një jete më të mirë”. (A2 Televizion)