Një peshkarexhë ka marrë flakë këtë të premte në Durrës, rreth 6 milje larg bregut. Burime për A2 bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar, pasi 3 peshkatarët që ndodheshin në të kanë shpëtuar pa dëmtime. Në një video të siguruar nga A2 shihet anija “Angelo” duke u djegur. Mësohet se ajo është fundosur pasi ka qenë e pamundur që të shuheshin flakët. (A2 Televizion)
Merr flakë dhe fundoset anija në Durrës
