Arkëtimet në kinema, "Barbie" bën historinë, siguron 155 milionë dollarë në dy ditë

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 08:08 | Aktualitet
Arkëtimet në kinema, "Barbie" bën historinë,

"Indiana Jones and the Dial of Destiny" zuri vendin e pestë, me 6.7 milionë dollarë, në totalin e 159 milionë dollarëve.

"Mission: Impossible - Dead Reckoning Part One", humbi vendin e parë dhe shkoi në të katërtin me 19.5 dollarë apo 119 mln në 10 ditë.

"Sound of Freedom" shtoi edhe 20.1 milionë dollarë në arkat e saj, në totalin e 125 milionëve, duke zënë vendin e tretë.

"Oppenheimer" filmi me regji të Christopher Nolan me aktorinn Cililan Murphy në rolin e babait të bombës atomike, u shfaq premierë dhe zuri vendin e dytë, me 80.5 milionë dollarë, duke tejkaluar çdo pritshmëri.

Padyshim kjo është një botë “Barbie”. Greta Gerwig mori skenarin e kukullës ikonike, ia veshi rolin biondes Margot Robbie, në krah të Ryan Gosling dhe shkruan historinë.

Shfaqet premierë në mbarë botën dhe siguron në 2 ditë, mbi 155 milionë dollarë, premiera më e suksesshme e këtij viti dhe debutimi më i mirë ndonjëherë për një regjisore femër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos