
Teksa janë hapur 283 qendra votimi nga 941 që ka në total Bashkia e Tiranës, kandidati socialist dhe kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj, ka thelluar ndjeshëm diferencën me rivalin e “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.
Të dhënat e KQZ flasin për një diferencë prej 15 mijë votash në favor të Veliajt, rezultat ky që pritet të thellohet më tej.
Ajo që bie në sy është se kandidati i Lëvizjes “Bashkë Fitojmë”, Arlind Qori, ka më shumë vota se kandidati i PD-së zyrtare, Roland Bejko, duke u renditur i treti në këtë garë për bashkinë e kryeqytetit. (A2 Televizion)