Tërmet Peçi, kandidati i Partisë Socialiste, do ta drejtojë bashkinë e Tepelenës edhe për një tjetër mandat.
Në zgjedhjet e 14 majit, kur janë numëruar votat e 21 kutive, nga 22 në total, ai ka marrë 3861 vota, 83,21%.
Ndërkohë, i dyti është renditur Baftjar Imeri nga koalicioni Bashkë Fitojmë me 461 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike, Sokol Refi Guga, ka marrë 318 vota.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)
