Erion Veliaj, kandidati i Partisë Socialiste, është duke kryesuar me rreth 12 mijë vota nga Belind Këlliçi, kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë, në betejën për kryeqytetin, teksa janë numëruar votat e 245 kutive nga 941 në total.
Diferencë e madhe është me kandidatët e tjerë, ku vetëm Roland Bejko nga Partia Demokratike ka arritur të marrë mbi 3 mijë vota, ndërsa 3 kandidatët e tjerë janë nën një mijë vota deri tani.
Kandidatët e Partisë Socialiste janë duke kryesuar edhe në Bashkitë e Kukësit dhe të Tropojës. Në Kukës, deri në orën 06:10, janë hapur 17 kuti nga 73 në total dhe Safet Gjici ka marrë 50,76% të votave.
Në Tropojë kanë mbetur edhe 12 kuti. Aty kryeson Rexhe Byberi nga Partia Socialiste me 3301 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Besnik Dushaj, ka marrë 3063 vota.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)


