Bashkitë ku kryesojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 05:56 | Politikë

Procesi i numërimit të votave vijon me ritme të shpejta në të gjitha bashkitë e vendit. Në disa prej tyre, ky proces ka përfunduar, ndërsa Kavaja e ka nisur këtë proces rreth orës 05:00.

Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, si në Tiranë, Durrës, Kavajë, madje edhe në Shkodër.

Ndërkohë, kur procesi është ende duke vijuar, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kryesojnë në 7 bashki të vendit. Në Has, Fushë Arrëz, Pukë dhe Mirditë, kandidatët e këtij koalicioni po shkojnë drejt fitores teksa kanë mbetur edhe kutitë e fundit.

Në Bashkinë e Kuçovës gara është e fortë. Deri në orën 05:50 janë numëruar votat e 19 kutive nga 65 dhe udhëheq Lefter Maliqi i koalicionit Bashkë Fitojmë.

Kandidatët e këtij koalicioni kryesojnë edhe në Rrogozhinë e Memaliaj.

Në fotogaleri gjeni të detajuara votat për kandidatët në këto bashki.

Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos