Procesi i numërimit të votave është duke ecur me ritme të kënaqshme, ndërsa deri në orën 07:00 të mëngjesit, ai ka përfunduar në disa bashki të vendit ose janë kutitë e fundit, të cilat nuk pritet të ndryshojnë më rezultatin.
Aktualisht, Partia Socialiste ka arritur të marrë 12 bashki, ndërsa në të tjerat vijon gara. Pas Elbasanit, Vorës, Kamzës, Pustecit e Delvinës, Partia Socialiste ka fituar edhe në bashkinë e Poliçanit, Tepelenës, Dropullit, Këlcyrës, Kolonjës, Cërrikut dhe atë të Peqinit.
Në fotogaleri gjeni kandidatët dhe votat që ata kanë marrë në këto bashki.
Këtu mund të ndiqni rezultatet në kohë reale në të gjitha bashkitë. (A2 Televizion)











