"Arma" e ukrainasve të Odesës, këngë dhe kërcim në përgjigje të mjerimit të luftës

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 13:52 | Bota
"Arma" e ukrainasve të Odesës, këngë dhe

Kënga dhe kërcimi janë armët më të fuqishme të këtyre artistëve nga qyteti port i Odesës, në përgjigje të mjerimit të luftës që vijon ende në Ukrainë. 

Një mikrofon, një kitarë, një piano dhe një ballkon ishin të gjitha që i duhen një artisti për të mbushur rrugët e Odesës të dielën. 

I shoqëruar nga kitara e tij, këngëtari Roman Kapitonov ka kënaqur publikun e tij me këngë ukrainase, pasi pasioni i tij i dallohej në buzëqeshje. “Jam i lumtur për këtë që po bëj dhe që ka njerëz për të cilët të këndoj në një situatë të tillë. Këtu në Odesa duhet të jemi të fortë të mbrojmë veten tonë sepse jemi ne vendas këtu”, tha Kapitonov.

Një klub xhazi ka hapur dyert për aktivistët dhe këngëtarët për të ndihmuar komunitetin të ndajë artin e tyre. Vetë pronari i klubit që është këngëtar, Yaroslav Trofimov, është i shqetësuar për përhapjen e luftës por thotë se dëshiron të bëjë pjesën e tij.

“Kontrollojmë lajmet 40 herë në ditë”, thotë ai, “duke pritur çdo sekondë që të na ndodhë diçka e keqe". Por ajo që dëshiron ai është t'u japë njerëzve një orë ndjesinë se po jetojnë një jetë normale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos