Sanksionet ndaj Rusisë, Greqia dëbon 12 diplomatë

Nga A2 CNN
6 Prill 2022, 12:28 | Bota
Sanksionet ndaj Rusisë, Greqia dëbon 12 diplomatë

Greqia është vendi i radhës që ka vendosur të dëbojë disa diplomatë rusë pas krimeve monstruoze në qytetin e Bucha-s, ku qindra civilë u vranë pa asnjë motiv gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme greke deklaron se autoritetet kanë vendosur të shpallin non grata 12 diplomatë rusë, anëtarë të misioneve konsullore dhe diplomatike të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.

Sipas Ministrisë së Jashtme greke, ky vendim i qeverisë i është dërguar dhe ambasadorit rus në Athinë.

Edhe Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka kanë njoftuar një ditë më parë se do të dëbojnë diplomatët rusë nga territori i tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos