Nedim Bajrami ka shënuar një gol të mrekullueshëm në fitoren 4-3 të Empolit ndaj Veronës, në sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë.
Mesfushori i kombëtares goditi fort me të djathtën në hyrje të zonës, pas një goditjeje këndi, për të shënuar golin e katërt të ekipit të tij.
Në këtë takim, me Empolin luajtën 90 minuta të plota edhe mesfushori tjetër shqiptar, Kristjan Asllani, dhe portieri Samir Ujkani.
Tashmë, në turin tjetër, Empoli do të ndeshet me Interin. (A2 Televizion)