
“I lumtur që u ktheva”, me këtë fjali dhe tri foto të publikuara në Instagram, Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikthyer në fushën e blertë pas rreth 200 ditësh nga dëmtimi i tmerrshëm i 11 dhjetorit të vitit të kaluar.
Lojtari është vënë nën urdhrat e trajnerit të ri të “bluve të Londrës, Mauricio Pochettino, në fazën përgatitur, e cila ka nisur fillimisht në Angli e më pas do të zhvendoset në Amerikë.
Megjithatë, e ardhmja e gjigantit kuqezi nuk është ende e sigurt edhe pse trajneri ka kërkuar ta shoh nga afër sulmuesin 21-vjeçar dhe më pas të vendosë nëse do ta mbajë atë gjatë sezonit të ardhshëm.
Pavarësisht karrierës së tij personale, ky rikthim është një lajm i shkëlqyer për kombëtaren Shqiptare, e cila do të luajë në shtator dy ndeshjet më të rëndësishme të fazës eliminatore të Europianit, që do të vendosin me shumë mundësi edhe biletën për këtë kompeticion.
Me Brojën në sulm edhe Sylvinho do të ishte shumë më i qetë, duke qenë se në ndeshjet e fundit ka aktivizuar aty thuajse gjatë gjithë kohës vetëm Cikalleshin. (A2 Televizion)