
Aida Baro është përkthyesja më e mirë e vitit. Këtë çmim e fitoi për shqipërimin e një dëshmie ku përjetimi në vetë të parë i çnjerëzores kthehet në përjetësim të imperativit etik të njerëzimit.
Ai jetësoi në shqip “Armëpushimin e Primo Levit”, një prej shkrimtarëve që i mbijetoi holokaustit të hebrenjve, dhunës dhe torturave të Aushvicit, e që pas rrëfimit të historisë së tij në romanin “A është vallë njeri”, shkroi “Armëpushimin”.
Ajo është edhe redaktorja letrare e botimeve “Pegi”, çka jo pak e ka ndihmuar në gjetjen e fjalëve që shprehin mendime a ndjesi. Por, nëse do të duhej një ditë, të pushonte pak nga Aida përkthyese apo ajo redaktore, ajo tregon se do të zgjidhte të krijuarit.
“Armëpushimi” mbërriti në shqip në janar, por, që atë kohë u lakua si një ndër rrëfimet më motivuese të të mbijetuarit nga Aushvici. (A2 Televizion)