Armiku i fshehur në pyll, ukrainasit shkatërrojnë forcat ruse pranë Kievit

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 15:22 | Aktualitet

Një video e publikuar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës tregon momentin kur një grup ushtarësh rusë, me mjetet e tyre të rënda luftarake shkatërrohet në zonën e Hostomel, pranë Kievit.

Në videot me dron tregohet momenti i lokalizimit të forcave ruse nga ukrainasit dhe goditja me predha.

Një ditë më parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se ka shkatërruar 362 tanke, 58 avionë, 83 helikopterë dhe 1205 mjete të rënda transporti të ushtrisë ruse. Gjithashtu, ka arritur të shkatërrojë edhe 135 sisteme artilerie, 62 raketahedhëse, 33 sisteme mbrojtëse antiajrore, 585 mjete transporti, 3 anije luftarake dhe 7 dronë. Ukraina gjithashtu pretendon se mbi 12 mijë ushtarë rusë kanë vdekur që prej nisjes së pushtimit, më 24 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos