Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

Nga A2 CNN
18 Korrik 2019, 21:54 | Kronikë
Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

Dy të burgosur shqiptarë janë arratisur këtë të enjte nga burgu i Kassandra-s në Greqi.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarëve, por shkruajnë se ata janë të moshës 31 dhe 33-vjeçare. Sipas mediave greke, të burgosurit shqiptarë janë të dënuar me burgim të përjetshëm.

Policia është njoftuar nga autoritetet e burgut për arratisjen e shqiptarëve dhe tashmë po punon për kapjen e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos