“Arratisen” Ronaldo dhe Georgina, thyejnë rregullat e koronavirusit

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 12:45 | Showbiz

Futbollisti Christiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez janë “arratisur” në malet e Valle d’Dostas, duke thyer rregullat e pandemisë.

Pas darkës dhe natës së kaluar në një hotel të zonës, i cili është zyrtarisht i mbyllur, çifti dhe miqtë e tyre bënë shëtitje me motor në dëborë, në zonën Val Vény.

Pavarsisht kufijve rajonalë të mbyllur, Ronaldo dhe Georgina, nuk u gjobitën për lëvizjen nga Piemonte në Valle d'Aosta, të dyja të konsideruara si zona portokalli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos