
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku ne itali, ka reaguar Partia Demokratike, duke deklaruar se gjatë kohës që opozita e akuzonte, Rama e mbrojti dhe e justifikoi. Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj në reagimin e tij thekson se Rama do të zgjedhë kodin mafioz të heshtjes dhe nuk do të flasë për një trafikant droge që e bëri kryetar bashkie.
Sipas Alibeajt arrestimi i Kajmakut është prova më e qartë, që Rama erdhi në pushtet me ndihmën e krimit dhe të trafikantëve të drogës.
Pas tij ka reaguar sekretari i PD, Gazmend Bardhi i cili nwnvizon se Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e qeverisë qendrore dhe vendore.
Bardhi thotë ndër të tjera se sot më shumë se kurrë propozimi i PD për Vettingun në politikë duhet të ecë përpara për të garantuar jo vetëm largimin e të inkriminuarve nga qeverisja, por edhe shkëputjen e lidhjeve mes krimit dhe politikës. (A2 Televizion)