Vendimi i Gjykatës për të arrestuar presidentin e Perusë, Pedro Castillo, nën akuzat për korrupsion, është pritur me protesta nga qytetarët. Qindra protestues i vunë flakën barrikadave dhe hodhën objekte ndaj oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.
Një ditë më parë, 101 anëtarë të Kongresit në Lima, mes 130 anëtarëve në total, votuan për të shpallur fajtor Castillo-n, pasi ky i fundit tentoi që të shpërndante Kongresin dhe të vendoste një qeveri të përkohshme.











Castillo, i cili më parë ka qenë mësues dhe drejtues sindikatash, ka kritikuar opozitën e vendit se ka pasur si qëllim që ta largojë që në ditën e parë që mori detyrën.
Si kryetare e shtetit të Perusë u betua zëvendëspresidentja Dina Boluarte. (A2 Televizion)