Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të “Shëndetësisë”, mori 330 mijë lekë për të favorizuar një Operator Ekonomik

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 12:03 | Kronikë
Arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të

Detaje të reja mësohen nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë.

Bëhet e ditur se Joana Duro është vënë në pranga me kërkesë të SPAK për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Sipas SPAK, Duro ka marrë një përfitim të parregullt në shumën prej 330.000 lekësh, për të favorizuar një Operator Ekonomik.

Paratë u dhanë nga Laura Shteto, e cila punon si Specialiste e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

SPAK njofton se nga hetimet janë grumbulluar prova se një operator ekonomik do të jepte para me qëllim shpalljen fitues në një procedure prokurimi të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor.

Prokurimi në fjalë ishte me objekt “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Në zyrën e Sekretares së Përgjithshme është sekuestruar shuma prej 330 000 lekësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/02/arrestohet-sekretarja-e-pergjithshme-e-ministrise-se-shendetesise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos