Arrestimi i zyrtares së shëndetësisë, ministrja Manastirliu: Fjalën e fundit e thotë drejtësia

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 11:15 | Politikë
Arrestimi i zyrtares së shëndetësisë, ministrja Manastirliu:

Ministrja Ogerta Manastirliu shfrytëzoi foltoren e Parlamentit për të folur mbi arrestimin e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë.

Duhet të lëmë drejtësinë të thotë fjalën e saj, nënvizoi ajo.

“Qëndrimi im është i prerë dhe i qartë për këtë ngjarje, nga e cila distancohemi plotësisht si institucion. Për çdo rast të shkeljes së ligjit, cilido që i shkel, duhet të përballet me pasojat që i parashikon ligji. Është një ngjarje e rëndë, organet e drejtësisë duhet të bëjnë punën e tyre, rasti duhet të hetohet deri në fund dhe përgjegjësi të përballet me pasojat”, tha Manastirliu.

“Unë e kuptoj që djathtas, jo të gjithë, e keni të vështirë ta kuptoni dhe ta përtypni këtë! E keni të vështirë, se në atë xhunglën e pushtetit tuaj, kur e kishit, kush shkelte ligjin merrej në mbrojtje! E keni të vështirë sepse atëherë, kush ishte në hetim, vazhdonte të drejtonte institucione të rëndësishme financiare, edhe nga shtëpia. Kush vriste, merrej dhe strehohej në institucione të larta të shtetit. Kur prokuroria vepronte, i hidheshit në fyt, i shpallnit luftë, u vinit epitete të turpshme drejtuesëve! Ndaj, sigurisht që sot nuk e kuptoni dot ju qëndrimin tim dhe qëndrimin tonë për këtë gjë: të cilin po jua përsëris: Të gjithë të barabartë para ligjit! Ky është qëndrimi im”, shtoi ministrja. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/03/arrestimi-i-sekretares-se-pergjithshme-te-shendetesise-mori-330-mije-leke-per-te-favorizuar-nje-operator-ekonomik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos