KAS rrëzon ankimin e “Bashkë Fitojmë”, por rinumërimi i votave për Bashkinë e Belshit do të bëhet nesër

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 10:54 | Politikë
KAS rrëzon ankimin e “Bashkë Fitojmë”, por

Me shumicë votash Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve vendosi rrëzimin e ankimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërimin e votave të Bashkisë Belsh.

Pavarësisht këtij vendimi, dy anëtarë të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa, bazuar në nenin 136 pika 3 e Kodi Zgjedhor kërkuan nga KQZ rihapjen dhe rivlerësimin e kutive të votimit për kryetar bashkie për njësinë zgjedhore Bashkia Belsh.

Rinumërimi do të bëhet nesër më datën 6.6.2023 ora 13:30.

Gjatë mbledhjes së sotme KAS d shqyrtoi provat e reja të koalicionit, i cili pretendon për tjetërsim votash nga grupet e numërimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos