Rikthimi i Bashës, Meta: E kemi parë lidershipin e vartësit të Ballës, e katandisi opozitën aty ku vajti

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 21:40 | Politikë
Rikthimi i Bashës, Meta: E kemi parë lidershipin e vartësit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar në “Intervistë” me Merita Haklajn rikthimin e ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe qëndrimet që ai ka mbajtur rreth klasës së vjetër të politikanëve.

Meta theksoi se Basha është autori i gjendjes në të cilën ka përfunduar aktualisht e djathta shqiptare.

“Lidershipin e vartësit të Taulant Ballës e kemi parë. E katandisi opozitën aty ku vajti. Ia dha parlamentin 100 për qind Edi Ramës, që i bëri ligjet siç i deshi qejfi. I la reformën në drejtësi, që bëjnë lojërat me vulën me partinë më të madhe të opozitës në vend. I la pushtetin vendor,” tha Meta duke iu referuar Bashës.

I pyetur nëse vota e fragmentarizuar e demokratëve e dëmtoi rezultatin final të opozitës, kreu i PL-së, theksoi se rezultati i zgjedhjeve është pasojë e “kriminalizimit kapilar të procesit zgjedhor nga kreu i qeverisë Edi Rama.”

Ndërsa, sa i përket çështjes së Fredi Belerit në jug të vendit, Meta u shpreh se u arrestua vetëm se ishte kandidat i opozitës dhe se cënonte interesat e kryeministrit për atë pjesë të vendit.

E dimë që Beleri është i pari kandidat, i zgjedhur, që zgjidhet duke qenë i ndaluar fizikisht. Në mënyrë të paligjshme. Nuk ka asnjë akt flagrance që e justifikon atë ndalim. Përpos panikut të Ramës, për ta izoluar fizikisht për të siguruar bashkinë e Himarës.”

Gjatë intervistës, kreu i PL-së duke u ndalur tek drejtimi partisë prej më shumë se një viti tashmë, pranoi se LSI-së së dikurshme i shkaktoi dëme kolosale vendimet për djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 2019. Megjithatë, Përgjegjësinë ai e delegoi te ish-kryedemokrati Lulzim Basha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/01/tregova-qe-jam-lider-basha-berishen-duhet-ta-kisha-perjashtuar-me-heret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos