All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shqipëria vizitohet për herë të parë nga një president i Estonisë! Në 7-9 qershor vjen Alar Karis

Nga A2 CNN
4 Qershor 2023, 11:20 | Politikë
Shqipëria vizitohet për herë të parë nga një
All - Paragraf - 1

Me ftesë të Presidentit Bajram Begaj, më 7-9 qershor 2023, viziton Shqipërinë, Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis. Kjo është vizita e parë e një Presidenti të Estonisë në Shqipëri dhe një ngjarje e shënuar në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Sipas axhendës së vizitës të bërë publike nga zyra e shtypit të Presidëncës, pas ceremonive të mirëseardhjes, që do të zhvillohen më 7 qershor 2023, ora 15:00, në Institucionin e Presidentit të Republikës, të dy Presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të kryesojnë delegacionet zyrtare në një takim të zgjeruar. Në fund të takimeve, të dy Presidentët do të kenë dhe një dalje të përbashkët për mediat.

All - Paragraf - 3

Nga sa mësohet në qendër të bisedimeve do të jenë nevoja e nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe qeverisjes elektronike, por edhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimi evropian i Shqipërisë dhe i vendeve të këtij rajoni, si dhe ndikimi i agresionit ushtarak rus në Ukrainë, për Estoninë dhe rajonin e vendeve Balltike por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Më 9 qershor, të dy Presidentët do të ndjekin një stërvitje të përbashkët kibernetike të ekspertëve nga Estonia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos