Kundërshtuan me dhunë punonjësit e FNSH-së, arrestohen 3 të rinj

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 15:12 | Kronikë
Kundërshtuan me dhunë punonjësit e FNSH-së, arrestohen 3

Tre persona janë vënë në pranga në Fier për kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë shtetasit: K.T., 24 vjeç, banues në Kafaraj; Xh.T., 25 vjeç, banues në Kafaraj, si dhe shtetasin E.Xh., 25 vjeç, banues në Frakull.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë pasi në pikën e kontrollit të ngritur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e FNSH-së Fier. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos