
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona pak pas mesditës së të premtes në Kamzë, pasi sipas uniformave blu, do të vrisnin dy persona të tjera.
Dy personat e arrestuar janë shtetasit B.S., 40 vjeç dhe S.S., 39 vjeç, të dy banues në Valias.
Gjithashtu, policia ka bërë të mundur edhe bllokimin e armës së zjarrit Kallashnikov me dy karikatore me fishekë, me të cilën këta dy shtetas dyshohet se do vrisnin dy shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, thuhet në deklaratën e policisë. (A2 Televizion)