
Gjykata për Krimet e Rënda shtyn seancën e radhës ndaj Suel Çelës, Kelmend Xhaferrit dhe Enea Bekteshit, të akuzuar për sulmin ndaj policisë tek tregu agro-ushqimor në Elbasan.
Shkak u bë mbetja me dy gjyqtarë e treshes gjykuese pas shkarkimit nga vetting-u të gjyqtarit Luan Hasneziri. Seanca tjetër u caktua në 11 korrik, ndërkohë që gjykata do të hedhë short për caktimin e një gjyqtari të tretë të çështjes. (A2 Televizion)