
Dy persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare.
Policia bën të ditur se në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar "Salvation", në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve : G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale " Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare. (A2 Televizion)