
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 19-vjeçar, pasi është kapur me 4 kallëpe tritoli.
Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me R. K., 19 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Sukth - Kullë, duke transportuar me qëllim shitjen, 4 kallëpe lëndë eksplozive tritol, me peshë të përgjithshme rreth 1 kilogram.
“Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si dhe të implikimit ose jo në ngjarje kriminale, të 19-vjeçarit. Materialet e para hetimore në ngarkim të këtij shtetasi, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. (A2 Televizion)