Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë 32-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 22:26 | Kronikë
Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë 32-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Një makinë Benz, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një traktor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavijë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i traktorit si dhe është plagosur drejtuesi i Benzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos